• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Krijuan fustanin për Beyonce-n, stilistët shqiptarë zbulojnë çmimin marramendës

Në ditëlindjen e reperit të njohur, P Diddy, Beyonce u shfaq me një fustan të zi mjaft të veçantë, me një të çarë anash që i tregonte format e saj të trupit. Më pas u zbulua se ky fustan ishte krijuar nga dy sstilistë shqiptarë, Kujta dhe Meri. Në një intervistë për “Klan Kosova” ata kanë zbuluar se pasi u kontaktuan nga stafi i Beyonce, kanë punuar tre ditë rresht për ta punuar. “Kisha një barrë të madhe. Liritë i kisha maksimalisht, por doja që me veshjen të godisja dhe të sillja një fenomen. Doja të mos zhgënjehej ajo dhe veshja të përdorej”, është shprehur Kujta. Po ashtu kanë zbuluar edhe çmimin marramendës të këtij stilimi, të cilin e shesin në një vlerë prej 6000 eurosh.