• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Krijohet çift i ri në “Përputhen” dhe një tjetër deklaratë e nxituar

Sara dhe Geljani janë çifti më i ri i “Përputhen”. Ata janë deklaruar sot vetëm për njëri-tjetrin pas një kohe të shkurtër që njihen bashkë. Geljani u shpreh se nuk ka ndjenja për asnjë në program, por vetëm për Sarën. Ndërsa kjo e fundit e quajti atë “gjysma ime më e mirë”, një deklaratë të cilën Arjan Konomi e quajti të nxituar.

“Nuk e shoh veten me asnjë tjetër nga vajzat. Ka qenë një ndër pëlqimet e mia. Do ta shikojmë më vonë se si do të shkojë. Takimi me Sindin ka qenë shumë i bukur por unë nuk kam ndjenja, me vajzat e tjera unë kam shumë respekt. Kjo është deklarata ime”, tha Geljani.

Kujtojmë që çifti më i fundit që u deklarua për njëri-tjetrin ishin Jasmina dhe Andi, të cilët dolën nga programi të ndarë.