Spekulimet për një shtatzëni të dytë të Tuna Sejdiut kanë marrë fund. Në ditën e nënave, këngëtarja maqedonëse ka ndarë lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të dytë me djalin e quajtur, Zen.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë.
Ai më bekoi me dy djem.
Gëzuar Dita e Nënës!
Proud Mom of Tian and Zen”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se spekulimet për shtatzëninë nisën shumë muaj më parë, por vetë Tuna zgjodhi të mos konfirmojë asnjë lajm deri në këtë moment./revistawho.com