• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

Krasta nuk i përmend emrin në festival, reagon Luiz Ejlli

Luiz Ejlli, këngëtari i cili në vitin 2006 na përfaqësoi me performancën e tij në Eurovizion, këtë herë në bashkëpunim me këngëtaren Rezarta Smaja, është përsëri konkurrent në edicionin e 56-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Por duket se diçka nuk ka shkuar mirë në performancën e tij natën e parë të festivalit. Në tre rastet e prezantimit, Krasta nuk e ka përmendur emrin e këngëtarit. Lidhur me këtë situatë Luiz Ejlli ka ndarë pak orë më parë reagimin e tij:

“Të dashur miq, poshtë keni 3 video ku prezantuesi i festivalit të Rtsh-së, Adi Krasta, nuk ma thotë emrin. Kjo s’ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës, çfarë prapavije ka kjo? Ky është një skandal”, – është shprehur këngëtari i indinjuar./revistawho.com