• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Krah njerëzve të tij më të shtrenjtë, Klajdi Haruni tregon si rrallëherë familjen e tij të madhe

Ndryshe nga çdo herë tjetër, këngëtari i njohur, Klajdi Haruni ka zgjedhur që këtë periudhë të jetë pranë familjes së tij dhe ta ndajë me fansat këtë gje, më shumë se kurrë.

Ai ka publikuar disa video ku shfaqet duke kënduar me mamanë dhe babain e tij në shtëpinë e tyre në Korçë, ku shihen mjaft të qeshur, duke treguar për të gjithë se si po e kalojnë karantinimin.

Pas këtyre pamjeve, Haruni ka publikuar ditën e sotme dhe një foto ku shfaqen të gjithë anëtarët e familjes së tij.

“Shpirti plot”, ka shkruar Klajdi krah postimit ku ka zbuluar njerëzit e tij më të dashur. Ashtu si shumë personazhe të tjerë këngëtari ka vendosur t’ia dedikojë këtë periudhë familjes së tij, por në dallim nga gjithë të tjerët e ka treguar më shumë me anë të postimeve të ndryshme se sa i lumtur ndihet pranë tyre, në këtë periudhë pushimi pas koncerteve të shumta./revistawho.com