Beren Saat, aktorja kryesore e serialit turk ‘Sulltanesha Kosem”, prej 4 vitesh është martuar më këngëtarin turk Kenan Dogulun. Mediat turke kanë zbuluar se aktorja është 3 muajshe shtatzënë, pas procedurave të shumta të fertilizimit. Pas suksesit të serialit “Sulltanesha Kosem” aktorja ka marrë shumë oferta aktrimi, por mendohet se i ka refuzuar për shkak të shtatzënisë. Saat nuk ka bërë akoma një deklaratë publike lidhur me këtë çështje.