• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Koronavirusi shtyn dasmën e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, ja çfarë thotë këngëtarja

Ellen Degeneres ka vendosur që emisionin e saj ta realizojë në një lidhje ‘skype’ nga shtëpia me Jennifer Lopez. Ylli i “Hollywood-it” ka folur për ditët e saj në karantinë me partnerin edhe fëmijët, por edhe për planet e dasmës që pritej të organizohej këtë periudhë. JLo është shprehur se Koronavirusi ka ndikuar dhe tani nuk e ka të qartë se kur do të realizohet dasma mes saj dhe të fejuarit, Alex Rodriguez.

“Në fakt, ndikoi paksa, kështu që ne do të shohim se çfarë do të ndodhë tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, sa i përket datave apo ndonjë gjëje të tillë”, u shpreh JLo. Kujtojmë se gati 1 vit më parë, Alex i propozoi këngëtares me një unazë gjigande dhe një ambient romantik pranë detit.