• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Koronavirusi i merr personin e dashur, Enrique Iglesias ka një apel për të gjithë

Koronavirusi ka shkaktuar dhimbje dhe në familjen e këngëtarit të njohur, Enrique Iglesias. Njerku i tij është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Biznemeni i njohur spanjoll nuk e mposhti dot pneumoninë të shkaktuar nga Covid-19.

Ditën e djeshme Enrique Iglesias, me anë të një statusi në Instagram i dedikoi disa flalë prekëse njerkut të tij dhe gjithashtu i bëri dhe një apel të gjithë njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi.
Po kalojmë kohë të vështira nga kjo emergjencë që ka njerëz, shumë persona, përfshirë edhe familjen time. Është koha të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të vetëdijshëm për të dashurit tuaj. Ju dërgoj një përqafim shumë të madh dhe shpresoj t’ju shoh shumë shpejt. Kurajo!”, shkruan këngëtari ne Instagram.
Kujtojmë se pas Italisë, Spanja zë vendin e dytë për numrin më të madh të vdekjeve dhe të të prekurve nga Koronavirusi.