Kopertina e @revistawho me Elia Zaharian dhe Princ Leka mbërrin në mediat ndërkombëtare. Prestigjozja franceze “Paris Match” i ka dedikuar një artikull të veçantë çiftit, shoqëruar me fotot e botuara në revistawho.com. Si më poshtë sjellim artikullin e përkthyer në shqip…
“Si pjesë e një interviste të gjatë që i ka dedikuar Princit LEKA II të Shqipërisë dhe gruas së tij princeshës Elia, media shqiptare online «Revista Who» ka publikuar një seri fotosh të vajzës së tyre, princeshës së vogël Geraldine.
E veshur e gjitha me rozë, ulur në prehrin e nënës së saj, Princesha e vogël Geraldine e Shqipërisë shikon aparatin e çuditur. Me këtë foto të adhurueshme media shqiptare online “Revista Who” njoftoi në rrjetet sociale intervistën e saj ekskluzive me Princin Leka II të Shqipërisë dhe gruan e tij Princeshën Elia.
Kjo intervistë e gjatë nuk shoqërohet vetëm me këtë foto të ëmbël. Biseda e gazetares shqiptare Iva Tiço me pretendentin e fronit të Shqipërisë dhe gruan e tij shoqërohet edhe me shumë shkrepje të tjera. Në brendësi zbulohet vajza e tyre, e lindur më 22 tetor, duke pozuar me të dy, në ambientet e jashtme dhe të brendshme dhe me veshje të ndryshme.
Që kur lindi, gati katër muaj më parë, Princesha e vogël Geraldine – e cila mban emrin e gjyshes së saj, Mbretëreshës Geraldine – ishte shfaqur në dy raste të tjera në llogarinë e Instagramit të babait të saj. Princi Leka II ka postuar dy foto me gruan dhe vogëlushen e tyre, si shoqëruese të urimit të tij për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Lidhur me këtë çështje ai u shpreh në këtë intervistë: “Personalisht, unë nuk jam për ekspozimin e tepruar në media, por në raste të veçanta, sigurisht që më pëlqen të ndaj momente familjare ose profesionale”, – përfundon artikulli i “Paris Match”./revistawho.com