Olsi Bylyku tani ka një konkurrente të fortë në fushën e muzikës, partneren e tij. Egli ka publikuar sot këngën e saj të parë me titull “Adios”, një këngë me motive meksikane e ndërthurur me rap. “Drita që njoh unë brenda teje, erdhi momenti të shkëlqejë”-shkruan Olsi duke mbështetur publikisht partneren, për të cilën na kishte paralajmëruar edhe më herët që kishte talent.
Olsi ka treguar në intervista se Egli ka shkruar disa nga tekstet e këngëve të tij dhe ja ku e vërtetoi sot. Egli ndërkohë është shprehur se ka punuar për shumë vite për ta bërë realitet këtë ëndërr.
Tani presim që në të ardhmen Olsin dhe Eglin t’i shohim me një bashkëpunim.