Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit, të cilët shumë shpejt do të bëhen prindër. Të dy kanë qenë të ftuar këtë të mërkurë në emisionin ‘Soirée’ me Jonida Shehun në ‘Top Channel’ për të rrëfyer detaje nga historia e tyre e dashurisë. Ndër të tjera Besniku ka treguar sesi i ka marrëdhëniet me shoqet e ngushta të Jonidës, që janë Elvana Gjata dhe Olta Daku. Ai ka treguar se ende kanë “konflikte” sidomos me këtë të fundit.
“Jo, gjysma është e Elvanës, mos i përziejmë. Gjysma e gruas time është Elvana Gjata. Rivalitet me Elvanën nuk kisha se nuk shkon as diskutimi deri atje. Gjysma jemi gjysma. Dhe në dasmë thashë ftoj gjysmën e gruas time që të na kurorëzojë. Shyqyr njëherë u bëmë komplet. Ndërsa me Oltën kam akoma konlifkte. Vetëm më godet. Ja do të të tregoj një mesazh të Olta Dakut. Ra borë në Prishtinë dhe u gëzuam shumë sepse s’ka rënë shumë këtë dimër. Edhe unë e postova prej gëzimit dhe më thotë kështu: “Më raftë pika ku më është martuar shoqja ime. Hajde të mbarojë dimri tani aty. Një tmerr, gjithë ai yll, në një vend të tillë. Kjo jetë është e padrejtë””, ka treguar Besnik Krapi duke qeshur.
Ky moment ka shkaktuar mjaft të qeshura në studio, ndërsa çifti ka rrëfyer më tej të tjera detaje rreth raportit të tyre./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B9U2905nSsY/?igshid=18t6vr1atpwjl