• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Konfirmohet shtatzënia e Elita Rudit, moderatorja dhe reperi zbulojnë gjininë e bebushit që pritet të vijë në jetë

Prej javësh flitet se moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë në pritje të fëmijës së dytë. Sot me anë të disa videove çifti e ka konfirmuar këtë lajm të bukur, teksa kanë organizuar një festë speciale për të zbuluar gjininë e bebushit. Elita, Gjiko dhe vogëlushi i tyre Zëri janë shfaqur pranë tollumbaces, që ka lëshuar letra rozë, duke treguar kështu se Zëri do të bëhet me një motër. Çifti është shfaqur mjaft i emocionuar në video, duke gëzuar shumë për këtë lajm. Në festë janë të pranishëm familjarë e miq të cilët po ashtu si çifti pritën me pa durim për të mësuar nëse do të jetë vajzë apo djalë.