• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Konferenca e gjashtë ndërkombëtare vjetore e OSCAL 2019

Në datat 18 dhe 19 Maj, organizohet në Tiranë, “Open Source Conference Albania 2019” konferenca e gjashtë vjetore e këtij lloji. Në qendër të saj është promovimi i lirisë së programimit, software dhe hardware me burim të hapur, të dhënave të hapura dhe teknologjive që fuqizojnë domain-in e përbashkët. Konferencë do të zhvillohet pranë ambienteve të “Ofiçina”, pranë shkollës “Harry Fultz”.

Konferenca organizohet nga Open Labs, një komunitet që promovon teknologjitë me burim të hapur, të dhëna dhe standarte të hapura teknologjike. Mbron privatësinë në internet si dhe promovon vënien në përdorim të domain-it dhe licensave alternative të veprave si Creative Commons.

Përgjatë dy ditëve të konferencës do të zhvillohen mbi 60 orë seanca, me mbi 40 ligjërues të ndryshëm dhe më shumë se 10 workshop-e dhe mbi 30 prezantime. Pjesë e konferencës do të jenë zhvillues, akademikë, agjenci qeveritare, përdorues dhe ndjekës të teknologjisë. Konferenca do të jetë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të shtojnë njohuritë e tyre mbi open source dhe open data, apo kanë dëshirë të krijojnë kontakte me profesionistë të fushës, vendas dhe

të huaj. Regjistrimi dhe pjesëmarrja në aktivitete është falas. Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme teknologjike që mbahet në Shqipëri. OSCAL është i veçantë jo vetëm nga përmbajtja

profesionale, por edhe shoqërore, pasi gërsheton më së miri njohuritë mbi fushën e programimit dhe lirisë së tij dhe në të njëjtën kohë është një aktivitet social, ku ndarja e eksperiencave dhe njohurive ndodh në komunitet. Konferenca do të bëjë bashkë jo vetëm shkencë dhe teknologji, por  edhe shumë argëtim, tour-e nëpër qytet, miqësi të reja dhe një network të zgjeruar, të rinj të apasionuar pas zhvillimeve të fundit në fushën e programimit dhe profesionistë që mirëpresin për ndarjen e ideve, njohurive dhe vlerave.

Në këtë event do të jenë të pranishëm edhe personalitete të shquara botërore të kësaj fushe, si:

  1. Dennis Van Zuijlekom nga Hollanda, i cili ka zhvilluar një projekt që quhet “Shoot all the hackers” dhe ndër vite ka dokumentuar një numër të konsiderueshëm të hackers kryesisht në Evropë, duke i bërë portrete. Do të bëjë të njëjtën gjë gjatë Konferences.
  2. Lars Heafner nga Zvicra, një nga kontribuesit më aktiv për artikujt rreth Shqipërisë në Wikipedia në gjuhë të ndryshme. Në Oscal ka një prezantim “Categorizing Wikipedia
  3. Sam Tuke, drejtori i phpList, kompania më e madhe open source për dërgimin dhe administrimin e fushatave të marketing-ut nëpërmjet e-newsletters.
  4. Jos Weyers, bartës i rekordit botëror për “Lock Impressioning”, një garë ndërkombëtare e cila ka si qëllim zbulimin e metodave dhe mjeteve më efikase për shkyçjen dhe rikyçjen e drynave pa e dëmtuar atë fizikisht. /revistawho.com