Me një mision sublim “Spitali Amerikan” në prag të 10-vjetorit të krijimit të tij, organizoi më 27 janar koncertin gala nën moton “Më shumë tinguj tani e përgjithmonë”. Sopranoja nga Uruguaji, Maria Jose Siri, mbërriti në Tiranë për të kontribuar me zërin e saj në ndihmë të fëmijëve që nuk dëgjojnë, për të cilët u organizua ky koncert. Tenorët Josif Gjipali, Kastriot Tusha dhe Mario Karaj iu bashkuan këtij koncerti. Interpretuan gjithashtu sopranoja Sindi Mamaqi, Dren Abazi me bandën, pianisti Ekland Hasa si dhe një duet koreografik nga Gjergj Prevazi. Orkestra filarmonike Ibrahim Madhi ishte nën dirigjimin e maestros së mirënjohur italian Francesco Leda. Aktorja dhe regjisoria Ema Andrea prezantoi koncertin. Të ardhurat nga shtija e biletave do të shkojnë për realizimin e operacionit të vendosjes së implantit koklear tek fëmijët me probleme të lindura me dëgjimin, si një dhuratë nga “Spitali Amerikan”.