• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kompozitori i ri i Ledina Çelos kompozon veç për mamin e vet

 

Për shume artistë prania e fëmijeve në shtëpi është thjesht frymëzim. Për Ledina Çelon është pak më shumë.
Këngëtarja ndau disa pamje të të birit para kompjuterit, i cili me sugjerimet e mamit është duke krijuar një muzikë për të.
“Zemra ime po i kompozon këngë mamës”, ka shkruar Ledina krah pamjeve ku duket se fundjavën po e kalon në formën më të mirë në shtëpi me të birin dhe duke kënduar.
Ledina jeton në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët, por nuk harron të kthehet shpeshherë edhe në vendlindjen e saj ku e presin të gjithë njerëzit që e duan fort. Vetëm pak javë më parë ajo publikoi projektin më të ri muzikor “C’est la vie”./revistawho.com