• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Komentet e fundit në rrjet shkaktuan shumë zhurmë, Demi Lovato dëshiron të “arratiset” me të dashurin

Lidhja e dashurisë e Demi Lovato dhe Max Ehrich u kthye në kryefjalën e mediave rozë pak ditë më parë, teksa fansat zbuluan disa statuse të vjetra të Max ku ofendonte Demi-n dhe mbronte Selene Gomez.
Pas këtij momenti Lovato pohoi se ato nuk ishin të vërteta. Megjithatë pas gjithë zhurmës mediatike, duket se këngëtarja do donte të jetonte në një vend me më pak njerëz.
‘Cosmopolitan’ shkruan se Demi ka pohuar se nëse do të mundej, do të arratisej diku me Max, larg vëmendjes së ndjekësve për ta jetuar vetëm historinë e tyre të dashurisë pasi komentet e shumta e kanë bezdisur.
Ajo ka shtuar se nuk e ka problem të jetë në shoqërinë e familjarëve apo miqëve së bashku me Ehrich. Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, Max i propozoi Demi-t me një unazë shuma e të cilës arrinte në 500.000 dollarë./revistawho.com