Steve Martin ka ndarë eksperiencën e tij me vaksinën kundër Covid-19 nëpërmjet disa postimeve të vazhdueshme në ‘Twitter’. Aktori dhe komediani ka theksuar se ndihet mirë dhe nuk ka ndjerë asnjë shqetësim deri në këtë moment. “Kam një lajm të mirë dhe një të keq. Sapo u vaksionova, ndërsa lajmi i keq është fakti që e bëra se jam 75 vjeç”, shkruan ai me shaka.
Martin nuk lë pa falenderuar shkencën dhe ushtrinë që ishte në gadishmëri dhe mbikqyrte çdo gjë gjatë procesit. Ky reagim i Steve vjen pas zhrmës që ka pushtuar botën për sigurinë që sjell vaksina dhe pas raportimeve se ka pasur efekte anësore tek të vaksinuarit në disa shtete./revistawho.com