• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme

Kombinimi i pazakontë i ‘Coca Cola’ hap debate në ‘Twitter’, përdoruesit ndahen në dy kampe

Ditët e fundit ka nisur një debat mes përdoruesve të ‘Twitter’ pasi u bë publike një përzierje e pazakontë e ‘Coca Cola’ me qumësht. Tashmë ‘pija e re’ është kthyer në një sfidë që po e provojnë shumë të rinj. Pas promovimit të kësaj shijeje, përdoruesit e rrjetit social janë ndarë në dy kampe, pro dhe kundër.

Megjithëse nuk dihet nga nisi gjithë kjo zhurmë, të rinjtë tashmë kanë nisur të luftojnë dhe të mbrojnë idetë e tyre, pasi për disa është shumë e shpifur dhe për të tjerë e shijshme. Duke marrë parasysh popullaritetin që ka Coca Cola në botë, jo rrallëherë ajo është bërë pjesë e kombinimeve të çuditshme, të cilat promovohen nga njerëzit e thjeshtë.

Po ju do e provonit këtë kombinim?