Me siguri të gjitha vajzat dëshirojnë që këtë periudhë të kenë një ‘look’ që i bën të duken sa më të buta, të ngrohta dhe të veshura rehat. Sipas hulumtimeve ka disa lloje veshjesh, modelesh dhe materialesh që do ju bëjnë të dukeni aq bukur sa do dëshironit.
Mjafton që të kombinoni ngjyra pastel, vjollcë, blu apo të verdhë. Për ta plotësuar pamjen tuaj mund ta kombinoni veshjen tuaj me çizme me majë, syze dielli dhe një çantë të vogël. Tek flokët mund të vendosni kapse me ngjyra dhe shumë pak ‘makeup’.
Më poshtë do të gjeni disa nga veshjet që do ju sjellin ide fantastike se si të dukeni bukur dhe t’i bëni të tjerët të mendojnë se jeni kaq e butë!/revistawho.com