• youuinsttaaffccbb
TEST
KolonaVirusi

#KolonaVirusi / Moti sot dhe pandemia për nesër

Nga Ajn

Dita e 29 e karantinës. Sot pati 17 raste të reja të infektuarish, gjë që pas dy ditësh me shifra të ulëta janë shumë. Këto janë raste që janë infektuar ndërsa ne jemi në izolim. Oj të izoluar që bëjmë ne! Jemi izoluar nga njëri-tjetri, por jo nga sëmundja. Kemi nisur 41 orëshin e “çdogjëmbyllur” se na kap policia deri të hënën në orën 5 të mëngjesit, ndërsa kryeministri më ka shqetësuar se sot për herë të parë pas #yhyqëkurs’mbahetmend nuk ka pasur asnjë ‘live’ në ‘Facebook-un’ e tij ku na thotë mund të më shani e po ta shajmë, na kthehet, ku na thotë na tregoni shqetësimet dhe më pas pyet #sijepabukëenëfejsbuk. Që kur ka filluar pandemia edhe Akademia e Shkencave del një herë në javë me studime ‘online’, duke mbledhur informacione që i kemi dhe ne dhe jep po ato projeksione si analistët  televizivë, vetëm se me logon e vet. Zor ta besosh se është punë shkencore, as nga rezultati e as nga teksti. “Mua nuk më zë gjumi pa mësuar sa orë punë akademike ka kërkuar analiza e Akademisë së Shkencave mbi pandeminë”, lexova në “facebook”, pas buletinit akademik që na krahasonte me Gjermaninë e Austrinë si vende që po dalim nga faza e vështirë. Edhe të duash ta besosh, nuk mundesh kur sheh tekstin që i ngjan një shatrapatre, diç më shumë se postimet profane në rrjetet sociale. Zaten, këta akademikët tanë që kur kanë bërë paqe me qeverinë reagojnë pas saj duke u kujdesur të jenë në një linjë, kështu që mua më mjafton të shoh Ramën dhe e kam marr vesh edhe mendimin shkencor.

Qysh po thosha, sot kemi pasur një ditë me diell e vranësira lokale, ndërsa era ka fryrë e lehtë në zonat malore. Dielli shkëlqeu furishëm në mesditë kur studimi i Akademisë u bë publik dhe erërat filluan me analizat e para popullore të studimit.