• youuinsttaaffccbb
TEST
KolonaVirusi

#KolonaVirusi / Armiku ynë sot është liria

Nga Ajn

Dita e 16 e izolimit. Pas shumë dekadash, qindra e mijëra librave, filmave, traktateve që na kanë mësuar se liria është thelbi i një shoqërie marsi i 2020-ës ka rrëzuar të gjitha konceptet e vetëdijen tonë. Tashmë, armiku ynë është liria. Dhemb fort ta thuash e ta besosh se si sistemi ynë i vlerave ra në këmbim të jetës. Në krye të herës ne patëm besuar te liria e mendimit, besimit dhe lëvizjes si baza e shoqërisë moderne, por tashmë besojmë te mbyllja, izolimi dhe vendi ynë është kthyer në një burg të madh prej ku nuk dalim dot duke na dënuar pa faj për krime që s’i kemi kryer. U deshën kaq shekuj luftë e kaq jetë të humbura për të fituar liritë që i dorëzuam sërish në këmbim të jetës. Sot është e vështirë të bindësh shoqërinë të rrijë mbyllur mes katër mureve sepse burgu ka qenë dënim për krime jo masë mbrojtëse për jetët tona në mënyrë masive. Situata surreale që jetojmë do të nxisë një kolaps shpirtëror për secilin prej nesh. Është zor të thuash që do të bëhemi më të mirë, sepse kur të dalim nga kjo luftë do të jemi të uritur, të lodhur, në depresion, do jemi të etur e të papunë dhe nevojat bazike do të jenë kthyer në pritshmëritë tona të mëdha.  Dikur, vetëm tri javë më parë, ne ëndërronim të përmirësonim jetët tona, të arrinim më shumë në punë dhe në jetë. Jemi kthyer në kohët kur sa patëm mbaruar studimet, e jetonim me të ardhurat minimale të familjes dhe shpresonim për një punë të çfarëdoshme. Bota është cikël. Pas tri javësh mund të jemi aty ku e lamë. Pas tre muajsh do kemi rimësuar të duam.

Një staf mjekësor prej 30 vetash është nisur sot nga Shqipëria për t’i shkuar në ndihmë Italisë. Në Rinas i përcolli shefi i qeverisë dhe deri në Rinas, ministri i Jashtëm deri në Romë. Ne jemi tërësisht të pamundur por të ndihmosh Italinë sot është një nder gjestet më humane që mund të bëhet. Jo vetëm prej shifrave të të humburve matanë detit, jo vetëm për numrin e madh të emigrantëve por se sot më shumë se kurrë, duhet të shërojmë tjetrin që të shërohemi dhe ne. Humanizmi është gjest lirie. I vetmi që na lejohet kur duhet të rrimë larg.