• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Koha për pushim nga ekrani, por Nevina thotë se nuk po rri kot

Nevina Shtylla ka udhëtuar jashtë Tiranës për të pushuar disa ditë dhe meqë koha e lirë është ca më e madhe i është përgjigjur kuriozitetit të ndjekësve për tema të ndryshme, ndër to edhe fakti që nuk është më në ekran prej pak muajsh. Nevina pranon se pas 6 vitesh kishe nevojë për pushim nga vëmendja e ekranit. “Më duhet pak pushim pas 6 viteve në ekran dhe ndërkohë jam fokusuar maksimalisht në një projekt timin personal të cilin do e ndaj me ju shumë shpejt”, ka shkruar Nevina.

Se për çfarë bëhet fjalë nuk e dimë ende, por me siguri do jetë diçka interesante. E ndërkohë që ju prisni, moderatorja po pushon për t’u rikthyer me të rejat e saj./revistawho.com