• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Koha i shëron të gjitha. Meghan dhe Harry festojnë Falenderimet në shtëpinë e re

Meghan Markle dhe Princi Harry po e festojnë “Ditën e Falenderimeve” në shtëpinë e tyre të re në Montecito, Kalifornia, së bashku me djalin e tyre Archie. Në fundjavë, çifti do i bashkohet edhe nëna e Meghanit, Doria Ragland, e cila jeton në Los Angeles.

“Ata janë shumë të lumtur”-tha një burim për revistën “People”.
“Archie po rritet dhe ata po kalojnë shumë kohë së bashku si një familje”-shtoi burimi.

Së fundmi dukesha e Sussex vendosi të fliste hapur për dhimbjen e humbjes së fëmijës së dytë. Në korrik Meghan ka pësuar abort spontan, një ngjarje që vendosi ta rrëfejë tani.
“Të humbësh një fëmijë është dhimbje shumë e madhe që e kalojnë shumë, por pak flasin për këtë”-u shpreh Meghan.