• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Koha e rrobave të rehatshme mbaroi! Përmes këtyre fotove mësuam se Orinda do kthehet shpejt në ekran

Ishim mësuar ta shihnim Orindën me veshje të rehatshme, shumica me komça para, në mënyrë që ushqimi me gjoks i Atarës së vogël të ishte sa më komod.

Por duket se kjo kohë tani do të organizohet ndryshe, sepse mami Orinda do t’i rikthehet punës. Prezantuesja dhe këngëtarja e dashur për publikun, së fundmi ka postuar disa foto shumëëë ndryshe nga ato të muajve të fundit, duke lajmëruar kështu se leja e lindjes ka përfunduar e se së shpejti  ajo do të rikthehet në ekran me emisionin e saj “Jo vetëm modë”.

 

Me një fustan të kuq klasik, ajo duket vërtetë në formë të shkëlqyer. Dhe më gati se kurrë për t’iu rikthyer ekranit, me tjetër forcë dhe energji./revistawho.com