Në mesin e të ftuarve pasditen e kaluar në “Ftesë në 5”, ka qenë edhe atletja e njohur Klodiana Shala. Për jetën e saj private dihet shumë pak, pasi Klodi ka qenë gjithmonë e rezervuar. Por gjatë emisionit ajo ka zbuluar se arsyeja që pse sot është vetëm, është se ka mbetur e zhgënjyer nga lidhjet e mëparshme.
Ajo shprehet se ish-i i saj shikonte të tjerat, ndërsa tani kërkon nga meshkujt që ta trajtojnë si princeshë.
“E kam thënë që nga fjalia ime nëse e ke vënë re në disa emisione, unë jam duke vdek, vdes që i dashuri im të jetë xheloz dhe të bëjë vetëm mbas meje që të më shikojë mua si princeshë. Kjo len me kuptu që ishi im ka pas pa të tjerat, kaq edhe shnet, prandaj jam vetëm”- tregoi Klodiana. Biseda ka vazhduar me humorin që e karakterizon Klodin, e cila ka treguar se nuk i ka kapur ndonjëherë vajzat që flirtonin me partnerin e saj.
Einxhel: Ke reaguar ke kap ndonjërën pse ka qenë duke flirtuar?
Klodiana: Më thënë të drejtën, më kanë kapur ato mua!
Flori Gjini: Po asnjëherë nuk ke reaguar?
Klodiana: Po çfarë të bënim, të rrafnim ndonjë
https://www.instagram.com/p/CBQ1MqOgS2y/?igshid=10x9gme4967ut