• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista

Klinton Zeqiraj: Nga puthjet në paskuinta të Xhenit me Benardin, te ndarja e Armelës nga Damiano

Dikur njihej si balerin dhe moderator televiziv, ndërsa këtë sezon Klinton Zeqiraj ka kaluar në paskuinta si pjesë e stafit të “Fan Club Big Brother Albania 9”. Mund të themi se është ndër të parët që takon çiftet e eliminuar nga loja të shtunën në mbrëmje, në përballjen e tyre të parë me fansat në mesditën e së dielës. Si pjesë e lojës ata mbyllin një eksperiencë për të nisur një tjetër jashtë kamerave në jetën reale. Nëse janë dashuri false apo të vërteta lidhjet mes tyre, Klintoni rrëfen vazhdimin e historive të çifteve më të spikatura, por që kanë humbur shansin për të fituar 100 milionë. Lexoni një pjesë të intervistës nga “Panorama”. k2

Je rikthyer në televizion si pjesë e stafit të “Fan Club”. Cili është angazhimi yt konkret?

Si një gazetar i programit merrem me insertet, materialet, videot në lidhje me banorët e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri. Më pëlqen shumë, pasi është një punë që e bëj me shumë pasion, pra gazetarinë dhe televizionin. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj medie të madhe, pasi gjithmonë e kam dashur këtë televizion dhe jam me fat që jam pjesë e tij.

Mund të themi se je ndër personat e parë që takon çiftet, pasi ata eliminohen nga loja. Cilët prej tyre të është dukur vërtet si të dashuruar dhe ata pak a shumë falsë?

Në fakt, secili e ka dashurinë në mënyrën e vet dhe s’mund t’i gjykoj, por do të veçoja si më të dashuruarit Benardin dhe Xhenin, pasi për mua ata janë interesantë dhe më duken të sinqertë në raportin e tyre në çift. Pastaj, çifti Jona dhe Ademi që janë të martuar, Enida dhe Marjus, të cilët e kanë formuar kornizën e tyre, pasi janë ligjërisht bashkëshortë dhe jashtë. Ndërsa më pak të dashuruar do të thosha të gjithë çiftet e tjera që janë eliminuarKlinton-ok-18338741_1203320

Xheni-Benardi, ErvinSidrita, apo Armela-Damian kanë qenë ndër më të spikaturit, por tani janë jashtë loje. Si do t’i komentoje vazhdimet e historive të tyre?

Xheni dhe Benard, siç e përmenda më sipër, më duken çift i lezetshëm dhe shkojnë me njëri-tjetrin, të paktën kështu e mendoj unë. Sidrita dhe Ervini… hmm… s’e di ç’mund të them, por brenda shtëpisë dukeshin mirë, ndërsa tani jashtë s’i dihet. Kurse Armela dhe Damiano mund të ishin një çift i fortë brenda shtëpisë, por në raportin çift jashtë shtëpisë, ata të dy nuk i shikoj. Në mos gaboj, ata kanë deklaruar edhe vetë që tashmë lidhja e tyre nuk vazhdon më.

Më të ftohtët, apo më të papërmbajturit në gjestet e tyre dashurisë kur vijnë në studion e “Fan Club”?

Xheni-Benard e tregojnë dashurinë e tyre kudo. Madje, edhe kur kanë qenë të ftuar në “Fan Club” nuk kanë ngurruar pa shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Nga çfarë mund të kuptohet në “Fan Club”, cilët nga lojtarët brenda shtëpisë kanë më shumë fansa dhe cilët urrehen?

Secili çift gëzon në njëfarë mënyrë simpatinë e njërit apo tjetrit, por kush më pak e kush më shumë. Do të veçoja çiftin Danjel-Fotini, të cilët tashmë janë burrë dhe grua ligjërisht dhe kanë fansa që duket se i duan shumë. Gjithashtu, edhe Katerina e Lupce, Olsi dhe Fiorentina, edhe pse ky çift ka ulje ngritjet e veta. Nuk do të thosha që urrehen, pasi deri tani asnjë çift nuk urrehet në publik. Ndonjë mospëlqim do të thosha….