Kledi Kadiu dhe bashkëshortja e tij, Charlotte do të bëhen prindër për herë të dytë dhe lajmin e ëmbël e zbuluan vetë ata pak kohë më parë me një foto të ekos së bebit. Menjëherë nisi edhe kurioziteti mbi gjininë e fëmijës dhe këtë na e ka zbuluar sot Lea, vajza e Kledit. Në fotot e publikuara, Lea shihet me duart e lyera ngjyrë blu teksa i ka vendosur në barkun e mamit duke treguar kështu se do të bëhet me vëlla.
“Lea zbuloi një sekret, kush e kuptoi?”-pyet Kledi ndjekësit, teksa shfaqet shumë i lumtur për këtë zhvillim të fundit të jetës së tij.
View this post on Instagram