• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Klea Huta rikthehet në ekran, cili është projekti ku do ta shohim atë?

Çifti i njohur, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë në muajin qershor të një djali të quajtur Krid. Duket se ardhja në jetë e vogëlushit i ka dhënë Kleas shumë energji për të sjellë projekte të reja. Bukuroshja e ekranit po përgatit një projekt muzikor, por thuhet se do ta shohim edhe si aktore në projektin filmik të Bjordi Mezinit të titulluar “Kapiten Dinamo”. Nga videoja dhe hashtaget nën të bie në sy emri i Kleas. Por kjo nuk është e gjitha. Klea do të rikthehet po ashtu edhe si prezantuese. Burime për “imalbania.com” kanë treguar se Klea po vjen në një tjetër televizion me një projekt të ri. Bëhet fjalë për “Vizion Plus”, ku vëllezërit Laço do të sjellin një format muzikor nën drejtimin e Kleas. Tashmë na mbetet vetëm të presim për të parë Klean dhe talentin e saj në shumë projekte.