Fill pasi u bë nënë për herë të parë, Klea Huta ndau momente të ndryshme duke i befasuar të gjithë me format e saj perfekte fizike edhe pas ardhjes në jetë të Krid.
Me postimet e ndryshme ajo ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim muzikor, por duke mos zbuluar më shumë detaje. Së fundmi Klea ka ndarë një tjetër foto të saj ku ka lajmëruar edhe rikthimin e saj. “Bëhuni gati për brunen ambicioze”, ka shkruar Huta në postimin e fundit.
Huta nuk ka treguar ende se cilat janë projektet ekzakte në të cilat do e shohin ndjekësit, por me siguri në ditët në vazhdim ajo do të tregojë edhe më shumë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CDbwDi8p2qR/?igshid=3tc7dl8nkj6i