Lidhja e dashurisë mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës duket se po ecën me ritme të shpejta. Vetëm pak kohë më parë ata e bënë publike marrëdhënien e tyre, duke ndarë me ndjekësit një foto shumë të bukur, teksa Elgiti puthte në ballë Klean. Por nuk janë ndalur me kaq. Duket se dashuria e madhe që ndjejnë i ka bërë ta gdhendin njëri-tjetrin në trup. Në Instastory-n e tij, Elgiti ka ndarë foton e radhës, dy tatuazhe “King” dhe “Queen” për secilin prej tyre. Një detaj shumë i veçantë ky nga çifti simpatik.