Klea Huta ka postuar një arritje tjetër të bashkëshortit të saj Elgit Dodës në ‘Instagram’ dhe sigurisht zgjodhi fjalët më të bukura për t’i treguar sa e do dhe e vlerëson punën e tij të çdo dite në muzikë. “Jeta ime. Jam shumë mirënjohëse për ty dhe artin e veçantë që ti bën. Ke lindur në vendin e gabuar sepse ti duhet të vlerësohesh më tepër për atë që i jep këtij publiku artisti im unik. Ilaç për veshët dhe shpirtin. Të dua”, ka shkruar ajo krah fotos me shifra të mëdha klikimesh që ka marrë kënga ‘Larg’ e Elgit Dodës në çdo platformë digjitale.
E më tej Alfio na tregoi se Fatma është mbështetja e tij më e madhe teksa bën hapin e radhës në biznes. Këtë herë është shefi i njohur i kuzhinës që tregon për mbështetjen e gruas së jetës së tij. “Unë bëj projekte të çmendura dhe zemra ime e vogël e kuqe më mbështet gjithmonë”, ka shkruar ai krah fotos me Fatmën.
Çfarë t’ju themi tjetër. Instagrami sot qenka bërë kaq i ëmbël nga dy të dashuruar që zgjedhin fjalët më speciale për t’i thënë partnerit jam krenare për ty.