Në edicionin e 75-të të eventit më të rëndësishëm të filmit, pjesë është bërë edhe Klaudia Pepa, balerina shqiptare që tashmë po korr sukses në shtetin fqinj, Itali. E veshur me një fustan të gjatë me dy të çara anash, kombinuar me taka nude, Klaudia ka rritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me look-un e thjeshtë.
Mes të ftuarve VIP dhe aktorëve më të njohur nga mbarë bota, qëndroi edhe balerina e cila mori të gjithë vëmendjen vetëm në pak minuta. Kujtojmë se Festivali i filmit në Venecia ka nisur në datë 29 gusht dhe përfundon në 8 shtator./revistawho.com