• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kjo vlerë e vathëve të Jennifer Lopez në daljen e fundit i ka befasuar të gjithë

Ylli i njohur i kinematografisë së huaj, Jennifer Lopez ka shkëlqyer me ‘look-un’ gjatë pjesëmarrjes në ‘Screen Actors Guild Awards’. 50-vjecarja është shfaqur me një fustan në ngjyrë të zi me një fjongo të madhe në fundshpinën e saj. Megjithatë detaji që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve kanë qenë aksesorët që Lopez kishte vendosur.

Ajo kishte vënë një palë vathë në ngjyrë gri, plot shkëlqim, vlera e të cilave arrinte në 9 milionë dollarë. Padyshim që ky detaj nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit e Jennifer, të cilët përveç vlerës së madhe të vathëve kanë komplimentuar edhe daljen e saj mjaft elegante.

Lopez u shfaq pranë partnerit të saj, Alex Rodriguez, i cili kishte veshur një kostum të zi serioz, duke u kombinuar me Jennifer./revistawho.com