• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kjo video e shkëputur nga ‘Portokalli’ do ju bëjë mjaft nostalgjikë, Rezart Veleshnja kujton një nga sketçet e tij të preferuar të disa viteve më parë

Aktori i njohur i ‘Portokalli-së’, Rezart Veleshnja ka hapur arkivat dhe ka publikuar një skeç të hershëm humori krah dy aktoreve të tjera Xheni Hallulli dhe Lola Meta.
Ai ka treguar se ky xhirim ka qenë ndër të preferuarit e tij duke shtuar: “Bela, Stela një nga numrat e mi të preferuar. Një nga super numrat e drejtorit me nxënëset. Faleminderit për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë ndër vite publik i dashur”.
Me siguri ky postim i Rezartit i ka bërë nostalgjikë edhe ndjekësit e aktorit në rrjetet sociale pasi roli i drejtorit ka qenë ndër të preferuarit e audiencës dhe teleshikuesve për shumë kohë.