• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kjo video e Bes Kallakut do ju bëjë shumë nostalgjikë, aktori kujton këto lojëra nga fëmijëria

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka ndarë shpeshherë më ndjekësit në ‘Instagram’ kujtime nga më të ndryshmet nga jeta në fshat. Kështu ka ndodhur edhe me videon e fundit që ai ka publikuar, ku ka treguar se si argëtohej me kallirët e grurit kur ka qenë i vogël duke i pastruar për t’i ngrënë më pas.

“Kush e mban mend? Në katun! Shkollë e vjetër jam për këto gjëra”, ka shkruar Besi krah postimit të fundit i cili i ka bërë shumë nostalgjikë ndjekësit e Kallakut që kanë komentuar menjëherë. Kujtojmë se Besi rikthehet gjithmonë në fshatin e Bubqit, aty ku është rritur duke rikujtuar momentet më të bukura të kaluar në të./revistawho.com