Moda ndryshon çdo vit. Nga pasarelat gjithçka zbret në rrugët e qytetit me shpejtësinë e erës. Dy vitet e fundit janë rikthyer në trend bluzat e thurura stili ‘gjysheve’ siç janë quajtur nga disa.
Megjithëse janë pak ‘old fashioned’ dhe nga disa duken të vështira për t’u kombinuara, kemi parë aq shumë opsione vërdallë, sa me siguri diku do e gjeni veten.
Nga Chiara Ferragni e deri tek vajzat e showbiz-it shqiptar kemi parë se sa bukur mund të luhet me ngjyrat dhe materialet, por prerja është pothuajse e njëjtë: jakë V, disa kopsa dhe e gjerë./revistawho.com