• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Kjo ngjyrë flokësh po bën namin, ja VIP-at shqiptarë që përqafuan trendin e kësaj vere

Trend i kësaj vere duket se do të jenë flokët e kuqe. Personazhet e famshëm të showbizit janë fiksuar me këtë ngjyrë dhe dita ditës po shohim të bëjnë ndryshime në pamjen e tyre. Era Istrefi, Dua Lipa janë dy nga këngëtaret shqiptare që e përqafuan këtë trend. Po ashtu edhe Rina Balaj së bashku me partnerin e saj, reperin Sinboy kanë bërë një ndryshim pamje të përbashkët me flokë të kuqe. Ndonëse e kuqja është një ngjyrë vërtet tërheqëse, nga ana tjetër është edhe e vështirë për t’u mbajtur në flokë e për të qëndruar gjatë. Megjithatë duket se ndryshimi ia vlen kur shohim se VIP-at po e përdorin gjithnjë e më shumë duke transformuar pamjen e tyre dhe duke sjellë një look të veçantë./revistawho.com