• youuinsttaaffccbb
TEST
Fotot, Jetë, Lajme

Kjo fotografi ka prekur zemrat e miliona njerëzve në internet

Një baba ka publikuar fotografinë e vajzës së tij, e cila besohet se është në javët e fundit të jetës së saj.

Andy Whelen, nga Anglia, publikoi një fotografi të titulluar “fytyra e vërtetë e kancerit” – një fotografi bardhë e zi e vajzës së tij 4-vjeçare Jessica, duke qarë – shoqëruar me 490 fjalë në Facebook.

Doktorët i kanë dhënë Xhesikës, e cila vuan nga një lloj i rrallë malinj i tumorit, vetëm disa javë jetë, transmeton Gazeta Express.

“Si fotograf është e rëndësishme që të kapet e vërteta dhe realiteti i një situate”, shkroi Whelen, nga Lancashire, Angli.

“Kjo është fotografia më e vështirë që e kam bërë ndonjëherë. Është në fakt vajza ime 4-vjeçe. Kjo fotografi u bë në një moment kur ne si prindër nuk mund ta rehatonim atë, e cila vazhdonte të na shtynte sa herë që kishte dhimbje të tmerrshme”, shkroi ai.

Whelen përshkruan se si enët e gjakut të vajzës së tij zgjaten nën lëkurën e saj, se si loti rrjedh poshtë fytyrës së saj dhe se si trupi i saj dhe fytyra rëndohen dhe shtrembërohen nga dhimbjet.

Fotografia u bë hit në Facebook, duke prekur zemrat e shumë njerëzve.

14910578_1752100481710384_622646340292444416_n