• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kjo foto e Gentës ngre dyshimet se këngëtarja është në pritje të ëmbël

Genta Ismajli është duke jetuar historinë më të bukur të dashurisë me partnerin e saj turk, Hussein Usta, me të cilin ka ndarë shpeshherë momentet më të bukura gjatë pushimeve apo përditshmërisë.

Muajt e fundit spekulimet se këngëtarja mund të ishte në pritje të ëmbël u shtuan teksa fansave nuk u shpëtoi një foto ku duket forma e rrumbullakosur e barkut.
E ftuar disa ditë më parë emisionin “Wake Up” ajo u shpreh se si çdo vajzë ëndërron të veshë fustanin e bardhë përderisa ka gjetur njeriun e zemrës, megjithatë nuk shtoi asnjë detaj tjetër.
Së fundmi emisioni “#gjesi” në kanalin T7 në Kosovë ka pohuar se burime pranë dyshes kan konfirmuar lajmin se Genta është në pritje të ëmbël në muajin e dytë.
Ndërsa në rrjet ka qarkulluar një foto ku Genta shihet në një dyqan lulesh e veshur me një fustan të zi. Vëmendjen e ka marrë sërish forma e barkut e këngëtares e cila deri në këtë moment ka zgjedhur të mos zbulojë asnjë detaj nga jeta private.
Kujtojmë se pak javë më parë Ismajli solli dhe këngën e saj më të fundit të titulluar “Ça me bo” e cila numëron miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com