Në promon e puntatës së parë të formatit ‘December To Remember’ nga Eraldo Rexho, e ftuara speciale e tij, Marsela Çibukaj ka zbuluar dëshirën që i ka kërkuar Babagjyshit këtë Vit të Ri.
Këngëtarja ka treguar se ka kërkuar një bebe, që me siguri do i sjellë shumë gëzim familjes Basha.
Biseda midis Marselës dhe Eraldos ka qenë e fokusuar tek festat dhe gjithë dëshirat që mbart këtë vit ajo, mes tyre dhe kërkesa për t’iu bashkuar familjes së saj, nga e cila ka qenë larg për një kohë të gjatë. Puntata e parë e këtij formati pritet të nisë mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në kanalin e ‘Living’ në platformën ‘Tring’, aty ku pritet të zbulojmë dhe surpriza të tjera nga biseda e tyre.
Emisioni do t’i shoqërojë teleshikuesit çdo të enjte dhe të dielë duke sjellë një panoramë fantastike të festave dhe gjithë emocioneve që të dhuron fundviti dhe ardhja e Vitit të Ri.
Ne me zor po presim, po ju?/revistawho.com
View this post on Instagram