Në kolegjin Delmar në SHBA nxënësi më i veçantë nga të gjithë është një zotëri 79-vjeçar që ka hyrë me një qëllim: Të mësojë si të stilojë flokët e të grimojë bashkëshorten e tij. Ata janë të martuar prej 50 vitesh, por së fundmi, zonja ka pasur probleme me shikimin, i cili avash avash po i dobësohet. Bashkëshorti i saj e ka parë të digjet herë pas here me pjaster dhe ka vendosur ta ndihmojë si mundet, e për ta bërë këtë ka nisur shkollën. “Pamja e jashtme ka qenë përherë e rëndësishme për të dhe ai do ta bëjë të lumtur”, janë shprehur porfesorët e shkollës që po e mëson 79-vjeçarin.
Historia romantike u bë publike nga ‘People’ bashkë me disa foto të zotërisë, i cili nuk pranon të tregoj imazhin e plotë të tij, e as emrin apo detaje të ngjashme./revistawho.com