Pak ditë më parë, Princ Philip ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Lajmi u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, teksa nga njëra anë u rikthye në vëmendje raporti i Princ Harry-t me pallatin mbretëror dhe nga ana tjetër fotot e hershme të Philip bënë xhiron e rrjetit.
Një prej fotove u bë virale, pasi me shikim të parë ajo i dha të gjithëve idenë se Mbretëresha Elizabeth ka qeshur në një moment me Princ Philip në një prej daljeve të tyre për shkak të uniformës militare të tij dhe kapeles prej lëkure ariu.
Të gjithë menduan se në këtë foto princi i ndjerë ka dashur të kapë pa mendje mbretëreshën duke iu shfaqur me uniformën si të ishte roja e pallatit mbretëror. Mirëpo e vërteta ka qenë tërësisht tjetër. Momenti është kapur në vitin 2003 në kështjellën Windsor dhe arsyeja pse mbretëresha ka dalë duke qeshur është sepse një tufë me bletë ndërprenë ceremoninë. E pra, jeni nxituar të gjithë!/revistawho.com