• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kjo e Florian Binaj qenka histori! Shoku i tij ngeli 10 vjet në klasë, ama u bë biznesmen dhe i mori vajzën që pëlqente!

Këtë skenë zakonshit e kemi parë vetëm në filma. Por, Florian Binaj e paska jetuar në lëkurë skenarin kur shoku më i dobët i klasës, krejt papritur merr gjithçka që ti ke dashur; madje dhe vajzën që ke patur fiksim. I ftuar në emisionin “Shqipëria live për të folur rreth arsimimit, Binaj ka rrëfyer:

“Për të dhënë një shembull shumë të shëmtuar por të vërtetë. Kur kam qenë në klasë të gjashtë në 8-vjeçare, na vjen një shok i ri në klasë i cili ishte më i madh se ne, nja 5-6 vjet më i madh se kishte ngelur.
Mbaruam klasën e 6 shkuam në të 7, ai vijoi po në të 6-ën. E kështu me radhë, derisa i thanë djalë i dashur lëre shkollën se nuk je për këtë punë, se ke 10 vjet në klasë të 6.
Kur isha në gjimnaz nisa punën në një security, biznes privat. E shoh që shoku im i klasës ishte bërë biznesmen. Ai kishte në krah një nga vajzat që unë kisha më qejf në atë kohë. Ky është realiteti tani, e shpresoj mos të jetë në të ardhmen, po kështu po vazhdon”, përfundoi Binaj./revistawho.com