• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Kishim planifikuar një festë të madhe, por…”, dietologia e njohur zbulon pamjet nga 10-vjetori i djalit

Dietologia e njohur, Blerina Bombaj dhe familja e saj kanë festuar mbrëmë 10-vjetorin e djalit të saj, Dinit. Për shkak të pandemisë ata nuk kanë organizuar dot një festë të madhe, megjithatë prania e njerëzve më të afërt duket se ka mjaftuar për të kaluar disa momente gëzimi. Bombaj ka zbuluar me disa foto pamjet nga festa në natyrë dhe dhuratën e motrës për të vëllain, që ishte një portret i realizuar mjaft mirë. Me siguri Din është kënaqur shumë pranë prindërve, gjyshërve dhe motrës.