• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

“Kisha premtuar të të takoja në verë”. Por ajo nuk jeton më dhe Ermali i dha lamtumirën prej së largu

Ermal Meta ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të mësueses së tij, Margarita që me çfarë kuptojmë nga foto e postuar, ka qenë në jetën e tij gjatë fillores. “Mësuese Margarita nuk është më. Premtova ta vizitoja një ditë pas koncertit tim në Shqipëri, në verë. Do doja ta përqafoja dhe ta falenderoja. Jam i sigurt se do merrja të njëjtin shikim të ëmbël që kam parë çdo herë që hyja në klasë. Më dhemb që nuk do mundem ta shoh më kurrë. Lamtumirë mësuese, të përshëndesin nxënësit e tu dhe të falenderoj për çdo gjurmë që ke lënë në qenien time”, shkruan Ermali.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Krah fjalëve prekëse ai ka postuar një foto të vjetër nga shkolla, ku shfaqet me shokët e shoqet e klasës e diku aty edhe mësuesja kaq e dashur për të. Ca kujtime gdhenden në kujtesën tonë aq thellë sa nuk i largon dot as koha, as largësia e asgjë tjetër./revistawho.com