• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

“Kisha frikë për jetën e fëmijëve”, Angelina akuzon hapur fare Brad Pitt për dhunë

Angelina Jolie e ka shmangur gjithmonë sqarimin e ndarjes së saj nga Brad Pitt për shkak të një marrëveshjeje që ka firmosur, ama në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘The Guardian’, ka zbuluar përciptazi arsyet që e çuan drejt prishjes së familjes.
“Jam betuar për heshtjen, por ka qenë një periudhë kur kisha frikë për fëmijët e mi dhe mendoja se do u mohoeshin të drejtat e tyre”, tha fillimisht aktorja. Gazetari e pyeti nëse e kishte fjalën për Brad Pitt dhe luftën e tyre të gjatë në gjykata. Angelina ju përgjigj duke aprovuar me kokë dhe shtoi: “Nuk ka qenë vendim i lehtë për mua, të ndaj fëmijët e mi nga babai. Kam duruar shumë, aq shumë sa mu desh kohë të vendosja, por arriti një pikë që kisha frikë për familjen time, për të gjithën. Unë e di me bindje, nisur dhe nga eksperienca personale se kur një fëmijë përjeton dhunë, çfarëdo dhune, fizike apo psikologjike, dëmi është i pakthyeshëm”, rrëfeu Angelina.
Me bindje mund të thuhet se kjo është një nga goditjet më të rënda që aktorja i ka dhënë Brad Pitt ndër vite./revistawho.com

CLOSE
CLOSE