• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

‘Kisha ankth, tmerrohesha dhe nuk dilja nga shtëpia’, Bebe Rexha flet për periudhën më të vështirë të jetës

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për Marie Claire UK, ku ndër të tjera ka zbuluar dhe një anë të fshehtë të saj. Bebe ka rrëfyer një periudhë shumë të vështirë që ka kaluar, se si fama dhe karriera në muzikë ndikoi në problemet e saj të shëndetit mendor.

“Kisha momente kur s’doja të dilja nga shtëpia. Qëndroja në një qoshe dhe tmerrohesha. Nuk e dija se çfarë ishte ankthi. Vetëm kur shkova tek terapisti, mësova mënyrën se si ta kontrolloja. Nisa të shkoja në terapi në fillim të 20-ave”, tha këngëtarja.  Më tej shtoi se: “Ushtrimet fizike, ushqerja në mënyrë të shëndetshme dhe ndryshimi i prioriteve ndikuan në përmirësimin e shëndetit të saj mendor për të arritur këtu ku është”.

Kujtojmë që Bebe Rexha shënoi suksesin e saj më të madh këtë vit, duke arritur të nominohet në dy kategori në “Grammy Awards”./revistawho.com