• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kim lançon linjën më të fundit të veshjeve, fansat kapin menjëherë detajin e çuditshëm

Kim Kardashian ka lançuar së fundmi linjën e re të truporeve të quajtur ‘Skims’. Miliarderja e njohur ka zgjedhur ta promovojë duke publikuar disa foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’. Fansat e Kardashian kanë reaguar menjëherë pas këtij momenti duke vënë në dukje një modifikim të bërë në pamjen e publikuar. Vajza që ndodhet mbrapa Kim duket se i mungon pothuajse gjysma e këmbës, pasi Kim ka rregulluar formën e belit të saj. Kjo ka bërë që të gjithë ndjekësit të lënë një sërë komentesh në postimin e fundit të 38-vjeçares duke reaguar negativisht.

Kjo nuk është hera e parë kur një prej anëtarëve të klanit ‘Kardashian-Jenner’ akuzohet për ‘photoshop’. Ndonëse fansat i janë kundërvënë herë pas here ato kanë zgjedhur të mos reagojnë në asnjë postim./revistawho.com