• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kim Kardashian zbulon se është larguar duke qarë nga kjo mbrëmje e ‘Met Gala’

Miliarderja e njohur, Kim Kardashian ka zbuluar se në mbrëmjen e parë të ‘Met Gala’ është largura duke qarë.

Ajo tregoi se të gjithë ishin tallur me fustanin me motive florale që kishte veshur, teksa shtoi dhe detaje të tjera nga ajo mbrëmje .

“Kanye do të performonte dhe unë nuk isha e ftuar. E dija shumë mirë kush nuk donte që të isha atje”, u shpreh Kim, duke shtuar se në atë periudhë ajo ishte shtatzënë.

Më tej ajo vazhdoi duke pohuar se kur ishin larguar nga festa, West e kishte komplimentuar për ‘look-un’ e saj, ndërsa nga ana tjetër në internet qarkullonin meme të shumta për pamjen e saj.

Kjo situatë ka bërë që miliarderja e njohur të preket dhe mos ta kalojë lehtë./revistawho.com