Ditën e djeshme Kylie Jenner njoftoi publikisht së është bërë nënë. Prej atij momenti në rrjet janë bërë virale video të zbuluara prej saj nga momentet e shtatzënisë.
Në një prej videove shfaqet edhe Kim Kardashian e cila ka vizituar të motrën shtatzënë, pa make up dhe me një veshje të thjeshtë. Ndryshe nga herët e tjera ku ajo shfaqet e kuruar në detaje, këtë herë teze Kimi kishte zgjedhur të ishte si çdo njëra nga ne.
Ndërkohë në video vihet re një tjetër detaj. Për herë të parë shfaqet Chicago, vajza e vogël e Kim, të cilën ajo ia jep në krahë së motrës shtatzënë. Që nga 15 janari kur Chicago erdhi në jetë, kjo është hera e parë që ajo shfaqet publikisht.